Saranda bëhet gati për sezonin turistik

Ekonomi | 6 vite më parë

Saranda ,një qendër e rëndësishme turistike në jug të vendit, po bëhet gati për sezonin veror. Investimet e qeverisë shqiptare në “perlën e jugut”,  e kanë transformuar totalisht qytetin bregdetar. Shëtitorja “Naim Frashëri”, si një nga rrugët kryesore në qendër të qytetit, po shkon drejt fundit , duke e shndërruar atë ,në një arterie me rëndësi turistike dhe ekonomike për banorët. Ndërkohë, që zgjerimi i rrugës dhe kthimi i hapësirave në anë të saj, në hapësira rekreative, me zona pushimi, gjelbërimi dhe sistem ndriçimi të ulët e të lartë,  kanë ndryshuar totalisht panorëm e kësaj shëtitoreje..

Kryebashkiaku Ardian Gurma thotë ,se të gjitha strukturat e turizmit në bashkëpunim me operatorët turistikë, kanë nisur ofertat e para,për ta çuar këtë sezon turistik, në nivelet që ishte para se të shfaqej pandemia.

“Jemi akoma në një situatë teë vështirë, për shkak të pandemisë, megjithatë bashkia e Sarandës, të gjitha strukturat e saj janë duke u përgatitur fuqishëm , për një situatë të qetë në ditët në vijim . Shpresojmë se deri në ardhjen e sezonit turistik ,situata të ketë ndryshuar për mirë dhe fal investimeve të fundit që janë bërë në qytetin e Sarandës, prurjet për sezonin e ardhshëm të jenë më të mira dhe qyteti të jetë ideal, për të pushuar. Do të thoja, që investimi në shëtitoren “Naim Frashëri”, është drejt fundit e njejta situatë edhe në rrugën e Lëkursit, e cila do të shërbej si një Bypass dhe si një pikë  panoramike . Janë dy investime madhore, që i shtohen edhe investimit tjetër ,që qeveria shqiptare ka bere ne rrugen Kardhiq- Delvinë.” thotë Gurma.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme