Saranda tërheq sipërmarrësit e huaj, çifti rrëfen eksperiencën e të bërit biznes

Sociale | 3 vite më parë

Erdhën në Shqipëri një vit më parë, Tameriani nga Kazakistani e Katerina nga Ukrainën e pushtuar. Janë këtu jo si turistë, por për të ofruar shërbime në standart turistik.

Tamerian, nuk e ka vështirë të rrëfejë në shqip historinë se si e gjeti Sarandën prej nënës së vet, të ardhur më herët këtu.

“Fillimisht erdhi ajo këtu, kishte parë e dëgjuar në google për vendin e bukur e me klimë të ngrohtë. Më pas erdha edhe unë”, tregon Tameriani.

Saranda u bë jo vetëm vendi për të çelur biznesin e tyre, por edhe dëshmitarja e dashurisë. Në 2023, Tameriani  dhe Katerina vendosën kurorën në perlën e jugut, për të mos u larguar nga ky qytet.

Me iniciativën e tyre ata nisën të administrojë një subject tregtar. Tamerian dhe Katerina kanë dëshirë dhe projekte për ta zgjeruar aktivitetin e sukseshëm në këtë vit të ri.

“Është një vend i bukur që zhvillohet e më shumë vit pas viti. Një vend që ka interes të lartë nga turistët. Më e mira që mund të bësh këtu nga ana e biznesit është që të rritesh”, u shpreh ai.

Të tilla biznese vitet e fundit janë kthyer në stacionet dhe destinacionet më të preferuara argëtuese për vizitorët e shumtë që frekuentojnë qytetin bregdetar.

Gazetar: V. Shumeli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme