Saranda vizitohet nga 25 kroçera dhe 400 jahte në 9 muaj

Ekonomi | 2 vite më parë

Qyteti bregdetar i Sarandës vazhdon të mbetet një nga destinacionet e përzgjedhur nga kroçerat dhe anijet turistike, që sjellin turistë të huaj për të vizituar vendin tonë.

Gjatë këtij sezoni turistik numri i turistëve që vijnë me kroçera ka shënuar një fluks të lartë. Gjatë periudhës 1 janar deri më 26 shtator në port kanë ardhur 50 tragete turistike, nga të cilat 25 kanë qenë kroçera, me turistë të kombësive të ndryshme. Pjesë e itinerarit të turistëve kanë qenë vizitat në pikat turistike të Sarandës si Butrinti, Kalaja e Lëkurësit, plazhet e shumta në qytetin bregdetar, si dhe qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës etj”.

Në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje të numrit të trageteve turistike. Në të njëjtën periudhë të vitit 2023 në port kanë ndaluar 40 tragete turistike, nga të cilat 8 kanë qenë kroçera.

Por, qyteti i Sarandës vitet e fundit ka tërhequr edhe shumë jahte, të cilat kanë ndaluar në brigjet e Sarandës.

Gjatë këtij viti në port kanë ndaluar 400 jahte, ndërsa vitin e kaluar ka pasur numër më të lartë, 811 jahte.

Gjatë këtij sezoni turistik nga Saranda drejt Korfuzit u shtua numri i trageteve dhe linjave, me dy kompani të reja.

Edhe këtë vit pritet që kroçerat të vizitojnë portin e Sarandës deri në muajin nëntor.

Plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgimia e pasur kulturore tërheqin çdo vit e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme