Sarandë/ Humb jetën një 17-vjeçar, e zuri poshtë ashensori i lokalit ku punonte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune (26 gusht), ku një 17-vjeçar ka humbur jetën. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në një lokal në lagjen “Nr. 1″, Sarandë.
I mituri, i cili punonte si ndihmës kamerier në këtë lokal, është zënë poshtë nga ashensori, që përdorej kryesisht për furnizim, pasi u këput kavoja. Për pasojë, 17-vjeçari humbi jetën.
Policia ka arrestuar 43-vjeçarin me inicialet L.A, i cili kishte montuar ashensorin, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit, 37-vjeçari me inicialet S.I., i akuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




