Sarandë, ndërmarrja e ujësjellësit në shërbim të qytetarëve

Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve në qytetin e Sarandës, gjatë kësaj periudhe ka përqëndruar punën e saj në pastrimin, dezinfektimin dhe mbajtjen nën kontroll të furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë bashkinë e Sarandes. Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrjeje Sheme Lulo, puna është orientuar drejt ruajtjes së rrjetit të furnizimit me ujë për gjithë qytetin.
Në këtë bashki, ndërmarrja e ujësjellësit ka bërë edhe rehabilitimin e puseve, burim kryesor ky i furnizimit me ujë në këtë bashki.
“Gjatë vitit 2020 ne jemi impenjuar maksimalisht edhe për shkak të periudhës së pandemisë përtej mundësive dhe kapaciteteve, për të qenë në dispozicion dhe në shërbim të abonentëve por edhe institucioneve përgjegjës për mbarëvajtjen dhe minimizimin e kësaj pandemie. Kemi bërë të mundur me stafin tonë, dezinfektimin, pastrimin, kontrollimin e furnizimit por edhe largimin e ujërave të ndotura. Kemi mbajtur në funksion të gjithë puset nga ku furnizohemi me ujë. Saranda është një nga vendet atraktive për turizëm jo vetëm për turistët vendas por edhe për turistët e huaj ndaj dhe ne kemi konstatuar dhe punojmë për rritjen e kapacitetit transmetues të furnizimit me ujë”,shprehet drejtori i ndërmarrjes Sheme Lulo
Në Sarandë, gjatë kësaj periudhe janë bërë disa investime për furnizimin me ujë edhe në zonat rurale ku ka patur problematika.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




