Sassoli: BE të ndihmojë vendet e vijës së parë me flukset e migrimit

Botë | 6 vite më parë

Bashimi Europian duhet të ndihmojë vendet anëtare në kufijtë e saj të jashtëm të menaxhojnë flukset e migrimit dhe të sigurojë që ata që kërkojnë mbrojtje, në përputhje me vlerat e tij thelbësore, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Në hapjen e konferencës ndërparlamentare të nivelit të lartë mbi migracionin dhe azilin në Europë, të organizuar nga Parlamenti Europian, Sassoli theksoi se “pas të dhënave për migracionin ka njerëz, secili me historinë e tyre, të cilët duhet të jenë të pranishëm në zemrën e çdo politike efikase europiane për migracionin dhe azilin”.

Sassoli theksoi se kufijtë italianë, spanjollë, grekë dhe maltezë janë, në fakt, kufij europianë, domethënë një përgjegjësi e përbashkët e të gjithë BE-së.

”Pakti i ri mbi azilin dhe migracionin synon të ekuilibrojë nevojën për të mirëpritur refugjatët, për të luftuar kontrabandistët dhe për të siguruar integrimin dhe trajtimin adekuat për të gjithë, përfshirë ata që nuk mund të qëndrojnë në Europë”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Burim: ATSH

 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme