Sekretariati i Etikës anulon votimin e 7 marsit, Korreshi: Fitore e vogël

Politikë | 3 vite më parë

Sekretariati i Etikës ka anuluar votimin e pr.ligjeve të 7 marsit në Kuvend. Votimi i sotëm, erdhi pas kërkesës së bërë nga demokratët, sipas së cilëve mazhoranca nuk e ka patur kuorumin e nevojshëm për miratimin e pr.ligjeve, pasi në sallë kanë qenë vetëm 68 deputetë.

Në një prononcim për media, deputeti demokrat Saimir Korreshi e konsideroi vendimit si një fitore të vogël, ndërsa bëri thirrje ndaj mazhorancës që të votojnë ligjet.

“Në përputhje me rregulloren e Kuvendit që procesi të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal në proces votimi morën pjesë 68 deputetë.

Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, kërkoj të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar”, u shpreh Bardhi në seancën plenare të 21 marsit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme