Sekretariati i PS dorëzon dorëheqjet! Gjiknuri i dorëzon detyrën Klosit: PS në çdo fitore, vendos të reflektojë

Sekretariati i Partisë Socialiste ka ofruar dorëheqjet nga detyra. Lajmi është njoftuar nga Damian Gjiknuri i cili i ka dorëzuar detyrën që mbante si Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosit.
Në fjalën e tij, Gjiknuri u shpreh se PS ja nisur një proces analize dhe në kuadër të saj, i gjithë sekretariati ka ofruar dorëheqjen. Në muajit shtator, PS do të hyjë në një proces të zgjedhjes së organizatave të partisë në të gjithë Shqipërinë.
“Dorëzim i detyrës dhe marrjes së detyrës së re nga z. Klosi në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Sot është një ditë e veçantë për mua, sepse pas 2 vitesh, ja dorëzoj detyrën një kolegu të nderuar.
Pas vitit 2021 PS iu nënshtrua një procesi riorganizimi dhe sërish kjo parti në çdo moment fitore vendos të reflektojë për gjërat që mund të bëjë më mirë.
Partia ka filluar një proces analize dhe në kuadër të kësaj, i gjithë sekretariati ofroi dorëheqjen. Në shtator do hyjmë në një proces të zgjedhjes të organizatave të partisë në gjithë Shqipërinë dhe ekipi i ri drejtues i sekretarëve të partisë ta ndjekë këtë proces dhe jam i bindur se do bëjë PS më efikase si organizatë”, tha Gjiknuri.
Ndërsa Klosi, teksa shprehu vlerësimin për detyrën e re, theksoi se e ngarkon atë me një përgjegjësi të madhe. Klosi deklaroi se reformimi i PS, dhe platforma që do paraqitet në Kongresin e partisë në shtator, bëhet në funksion të fitores së zgjedhjeve të 2025-ës.
“Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë është përgjegjësi e madhe për ta çuar në një beteje të re elektorale.
Ky reformim i PS, kjo detyrë e re, platforma që do paraqesim në Kongresin e ri të jashtëzakonshëm të partisë në shtator për ta çuar partinë në një garë të fortë në zgjedhjet e 2025 do doja ta ndaja me çdo të zgjedhur të kësaj partie, me të gjithë kolegët.
PS kërkon jo vetëm për të fituar në zgjedhjet e 2025, por me fitoren e zgjedhjeve të kemi një parti të re, një p-arti që reformohet. Kjo detyrë do na obligojë që të punojmë shumë, në çdo fshat, në çdo lagje, do na duhet të reformojnë partinë, strukturat e saj.
PS fiton sepse punon shumë, sepse është e qartë se çfarë njerëzit duan, sepse përpiqet të transformohet, reformohet.
Në këtë detyrë kemi reformimin e partisë, kërkimin e mendimit të sa më shumë njerëzve që e duan këtë parti, dhe ti japim hov dhe zë të rinjve dhe të rejave”, u shpreh Klosi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




