Sekuestrohen 2.3 tonë kokainë, DEA dhe policia spanjolle arrestojnë në Madrid kreun shqiptar të kartelit të drogës

Policia spanjolle ka arrestuar në bashkëpunimin me DEA-n amerikane një shtetas shqiptar, të konsideruar si një nga drejtuesit e një “Kartelit Ballkanik”, që është përgjegjës për 2.3 tonë kokainë të kapur dy ditë më parë në anijen e peshkimit “Bestarruza” ku u arrestuan 4 anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve 2 shqiptarë.
Dy të tjerët janë një argjentinas dhe një afrikan nga Cabo Verde. Kapiteni i anijes së peshkimit, i kishe thënë Policisë se “Karteli Ballkanik” po mbante peng gruan e tij deri në përfundimin me sukses të operacionit.
Por nga kontrolli në banesë rezultoi se bashkëshortja e tij ishte menjë fëmijë dhe nuk po mbahej peng nga askush.
Ndërkohë veç drogës së sekuestruar në anije, forcat policore zbuluan 200 mijë euro cash dhe një automjet tip “Maserati” në pronësi të kreut të grupit.
Shqiptari është arritur të kapet në një hotel, teksa ishte nisur drejt Madridit sapo kishte marrë vesh zbulimin e ngarkesës së kokainës. Droga sillej nga Amerika Latine dhe më pas nga Spanja do të shpërndahej nëpër shtetet e tjera europiane.
Gazetar A.Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




