Sevilja kërkon Myrto Uzunin

Spanjë | 3 vite më parë

Ndonëse Granada po kalon ditë të vështira në kampionat, Myrto Uzuni mbetet një nga elementët më të çmuar të skuadrës spanjolle. Mediat iberike shkruajnë se sulmuesi shqiptar mund të nisë një aventurë të re në LaLiga sezonin e ardhshëm, pasi një skuadër e njohur kërkon shërbimet e tij.

Mbijetesa në elitën e futbollit spanjoll duket e vështirë për Granadën, që nëse bie nga kategoria mund të humbasë disa nga yjet e saj. Dhe padyshim që një nga “xhevahirët” e skuadrës është sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, që ka shënuar 7 gola në kampionat këtë sezon.

Uzuni do të largohej nga Granada nëse skuadra bie nga kategoria dhe sipas mediave spanjolle Sevilja është e gatshme që të përfitojë, madje drejtuesit e klubit po përgatisin një ofertë për Uzunin.

Sulmuesi shqiptar ka një kontratë me Granadan deri në qershor të vitit 2026, por klubi mund të përfitojë një shumë të mirë të ardhurash nga shitja e tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme