Sezoni turistik, porti i Sarandës mirëpret turistët, Rama: Aspak burokraci, kushte të rehatshme në pritjen e tyre

Porti i Sarandës ka mirëpritur turistë të huaj ku vetëm gjatë muajit qershor ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh, 24% më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021.
Në një postim në Facebook kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga porti teksa shkruan se aspak burokraci, kontrolle minimale për turistë dhe kushte të rehatshme në pritjen e tyre.
“Aty ku çdo ditë mirëpriten turistë që vijnë në rrugë detare dhe siç tregojnë shifrat vetëm gjatë muajit qershor ka pasur një qarkullim prej 68,068 vizitorësh të huaj, plot 24% më shumë krahasuar me gjithë vitin 2021. Aspak burokraci, kontrolle minimale për turistët dheccc, shkruan Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




