Sezoni veror, mbi 97 mijë qytetarë të Kosovës kanë kaluar në Morinë javën e fundit

Aktualitet | 3 vite më parë

Mbi 14 mijë qytetarë të Kosovës, mbërritën në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar në Morinë.

Ata sikurse çdo vit i janë drejtuar bregdetit, duke nisur nga Velipoja, Shengjini, Durrësi dhe padyshim edhe në jug të vendit.

Autoritetet e policisë së kufirit thonë se prej më shumë se 1 javë ka nisur zbatimi i marrëveshjes për kalimin e kufirit pa kontrolle.

Që prej së shtunës së kaluar në Shqipëri kanë hyrë mbi 97 mijë qytetarë me rreth 37 mijë mjete.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovë, për lëvizjen pa kontrolle në kufi do të zbatohet deri në 15 shtator.

Gazetare: Denada Shkodrani

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme