Sfida e Marquez: të kalojë vijën e finishit, jo të ngjitet në

Moto GP | 6 vite më parë

Çmimi i Madh i Portugalisë, kishte një protagonist të padiskutueshëm. Marc Márquez po kthehej në garë pasi kaloi dëmtimin e tij dhe të gjithë prisnin atë emocion të veçantë që di ta përcjellë vetëm ai. Themi kështu sepse pas tre garave të para të gjithë synojnë të fitojnë botërorin e MotoGP. Por diçka mungonte. Ishte pikërisht emocioni që të përcjell prania në garë e Marc Márquez.

Nëntë muaj pasi u dëmtua në shpatull, piloti katalanas, u kthye në pistë me ​​një objektiv shumë të ndryshëm nga ai i shokëve të tij të skuadrës. Fitorja për Marc këtë radhë ishte të kalonte vijën e finishit dhe jo podiumi. Dhe ai ia arriti asaj. Për t’u rikthyer në pistë Marc ka nisur një udhëtim të vërtetë. Një proces i rimëkëmbjes fizike që përmbante një proces më të thellë: një transformim mendor i aftë të përballojë kthimin e tij dhe të mos bëjë që ai të gabojë gjatë rrugës.

Të dielën ishte prova e parë dhe ai e kaloi me sukses. “Ajo që kam mësuar nga ky dëmtim është e thjeshtë. Unë kam gabuar por e kam nxjerrë mësime nga kjo. Një Marc tjetër mund të kishte hyrë në garë që në Katar dhe t’i kishte injoruar këshillat e mjekëve. Por ky Marc tani është një tjetër. Ai i dëgjon të tjerët. Përulësia dhe aftësia për autokritikë është diçka që e dalluar atë, gjithmonë kur nuk është në pistë, aty ku Marc, hipur në motor ka provuar se është kokëfortë dhe i pabindur.

Ky karakter e ka ngritur MotoGP në një nivel të ri, por gjithashtu ka kushtëzuar dhe përjetësuar kthimin e tij. Deri me sot. Ajo që ai ka lënë pas është e mjaftueshme për të siguruar që nuk do të ndodhë më. “Unë jam i pari që kërkoj të jem në krye, por tani duhet të bëj hapa të vegjël. Tani është para-sezoni im,” shpjegoi ai.

Ai u rendit i 7-ti në përfundim të garës duke shkaktuar duartrokitje te ekipi i tij. Një tjetër Kupë Botërore për Marc është e mundur dhe absolutisht e nevojshme. Koha dhe ambicia e tij e paepur do ta rikthejnë në vendin e tij, shumë më lart se renditja. Marc duhet të kënaqet dhe të mos vuajë për të gjetur versionin e tij më të mirë, një që madje e tejkalon atë të sezoneve të mëparshme: “Objektivi i parë është të ndihem mirë me motorin, prandaj jam këtu. Tani është koha për të shijuar përsëri garën tjetër me motorin tim Honda” – tha Marquez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme