Shabani: Filmin Gjiknuri-Bylykbashi e kemi parë në 2008-ën

Endri Shabani i “Nismës Thurje” ka deklaruar në studion e emisionit “3D”, të Alban Dudushit në RTSH 1 se procesi për reformën zgjedhore është një situatë e përsëritur me atë të vitit 2008.
Ai e ka cilësuar procesin për Reformën Zgjedhore të drejtuar nga Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, si një film i vitit 2008.
“Deri më sot që po flasim, unë ende nuk e di versionin e Rithemelimit. Di versionin e “Nismës Thurje”, di versionin e Bashës, di versionin e Partisë Socialiste, vetëm versionin e Rithemelimit nuk e di. Duke mos e ditur nuk mund ta gjykoj. Mund të gjykoj çfarë filmi kam parë deri sot. Këtë film e kam parë që në vitin 2008, por me Oerdin, po me Gjiknurin. Janë të njëjtët aktorë të të njëtit film. Me të drejtë dyshoj se do të jetë të vijojë kështu”, është shprehur Endri Shabani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



