Shabani: Ndryshimi i sistemit zgjedhor i domosdoshëm, shqiptarët duhet të kenë mundësi zgjedhje

Politikë | 3 vite më parë

Mazhoranca e opozita kanë nisur tashmë nga puna për reformën zgjedhore.

Palët nuk e kanë përjashtuar nga diskutimet edhe sistemin elektoral, por ende kjo çështje po diskutohet.

Nga ana tjetër partitë e tjera jo parlamentare, këmbëngulin në ndryshimin e sistemit zgjedhor sepse sipas tyre vota është deformuar dhe ky sistem është kundër interesit publik.

Kështu e ka përcaktuar Drejtuesi i Nismës “Thurje”, Endri Shabani, i cili në një intervistë për “Ekspres” tha se “ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe listat e hapura, votimi elektronik dhe vota e deiasporws, janw një domosdoshmëri që i duhet vendi tonë”.

Ne kemi kërkuar tha Shabani që 2020 hapjen e plotë të listave, sistem proporcional kombëtar, votën e shqiptarëve të diasporës si dhe kërkojmë dhe votimin dhe numërimin elektronik.

“Këto kërkesat tona janë kundërshtuar nga të ashtu quajtur parti të mëdha.  Duhen 84 vota për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe ky kod duhet të ndryshojë se ka dy vendime të Gj K që e detyrojnë Parlamentin që ta përditësojë këtë kod. Sepse nëse do të kemi zgjedhje me këtë kod ato do të ishin anti-kushtetuese ose do të vihen në pikëpyetje seriozisht legjitimiteti I tyre”, tha ai.

Ndërkaq ai theksoi se, “se çdo lloj ndryshimi që duhet të bëhet në Kodin Zgjedhor nuk mund të bëhet pa votat e opozitës. Sot Edi Rama qeveris edhe pse nuk ka shumicën e votave.  Në të dy proceset zgjedhore Rama ka marr mbi  70 mandate por në fakt ka marr më pak se 50% të votave, kjo ka ndodhur për shkak të ndarjes rajonale dhe formulës zgjedhore”.

Duke analizuar të problematikat e këtij kodi zgjedhor që aplikohet në Shqipëri, sikurse e vlerësoi Shabani, “Kodi që kemi sot është në avantazh të Edi Ramës, në kundërshtim të interesit publik dhe në kundërshtim të interesit të atyre që janë në opozitë”.

Gjithashtu ai theksoi se , “propozimet e z. Basha sot janë ato që kemi kërkuar ne si Nisma “thurje në 2020. Jemi dakord plotësisht nëse ato do të miratohen”.

“Për shkak të sistemit zgjedhor ka deformime demokrat në këtë vend dhe pesha e votës së qytetarëve nuk është e barabartë. Unë mendoj se zgjedhjet nuk vidhe, zgjedhjet blihen.  Çdo shtetas shqiptari duhet ti mundësohet e drejta e votimit kudo ku ai jeton”, shtoi ai.

Në përfundim Kreu i Nismës Thurje garantoj se lëvizja politike që ai përfaqëson do të jetë gjithmonë pjesëmarrëse në proceset zgjedhore dhe në zgjedhjet e ardhshme do të përfaqësohen në parlament.

“Ne do të marrim pjesë në zgjedhje me çfarëdo lloji sistemi që të jetë dhe në parlamentin e ardhshëm në do të përfaqësohemi”, përfundon Shabani .  

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme