Shanaj: Ka fëmijë që vendosin grim, po merr përmasa të frikshme nga 6-18 vjeç vjeç

Sindroma e rritjes, një problem që shtyhet edhe nga vetë prindërit, nisur nga mënyra e rrijes së fëmijëve si edhe përdorimi e makijazhit në moshë të vogël duke sjellë kështu probleme si shëndëtësore ashtu edhe psikologjike për ta.
E ftuar në emisioni “ Jetë Shqiptare”, psikologia e Edukimit, Irena Shanaj tha se është ulur frikshëm grupmosha e vajzave që kanë tendencë për tu grimuar. Sipas saj ndikim jo të mirë ka edhe roli i prindërit pasi ka nga ata që i dërgojnë vetë vajzat të vogla apo adoleshente drejt salloneve të kozmetikës.
Ndaj ajo thekson se vendosja e fëmijës para 1 ideali pamjeje, ndikon në mënyrë shumë negative në psikologjinë e tij
“Ka prindër që i dërgojnë fëmijët e tyre në sallone bukurie për fëmijë. Kozmetika në ditët e sotme, psikologjia e grimit luan një rol shprehës të identitetit dhe që realisht po merr përmasa të frikshme. Nga mosha 6-18 vjeç shikoj tendencën e vajzave adoleshente për t’u grimuar, por të shohësh që ky kufi moshor ka zbritur në një moshë 5 vjeçare që dëshiron të lyhet me buzëkuqin, e mamit apo dëshiron t’i ketë mollëzat si ai modeli që reklamohet në rrjete socialë. Kanë një ekspozim të jashtëzakonshme ndaj standarteve shoqërore të bukurisë. Ne po i vendosim fëmijët para disa standarteve, para 1 ideali pamjeje që absolutisht ndikon në mënyrë shumë negative në psikologjinë e fëmijës“, tha psikologia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




