Shansi i karrierës, Arsenali ofertë zyrtare për Zhegrovën

Arsenal vazhdon merkaton për t’u përforcuar para fillimit të sezonit. Deri më tani kanë ardhur Gabriel Jesus, Fabio Vieira, Matt Turner dhe Marquinhos, por trajneri Arteta e di mirë se duhet forcuar reparti i sulmit. Ditët e fundit është përfolur për një interesim të skuadrës angleze për Edon Zhegrovën, ndërsa vetëm orët e fundit tabloidi anglez “The Sun”shkruan se Arteta e kërkon me ngulm sulmuesin e përfaqësesues së Kosovës.
Madje, “Topçinjtë” kanë bërë edhe një ofertë zyrtare në drejtim të Lille ndërsa janë në pritje të një përgjigjeje nga francezët teksa nuk bëhet e ditur shifra që ofrojnë anglezët. Mes Baselit dhe Lille, Zhegrova koleksionoi 28 paraqitje ndërsa shënoi edhe gjashtë gola teksa llogarinë personale e pasuroi edhe me shtatë asiste.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




