SHBA angazhohet për partneritet strategjik me Jordaninë

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në një bisedë telefonike me mbretin jordanez, Abdullah II ka përsëritur angazhimin e vendit të tij për partneritetin strategjik me Jordaninë.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price në një deklaratë me shkrim njoftoi se sekretari Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin Abdullah II.
“Sekretari përsëriti angazhimin e SHBA-së ndaj partneritetit strategjik me Jordaninë dhe përgëzoi mbretin Abdullah për udhëheqjen që ka kryer për të inkurajuar paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, tha Price.
Ai tërhoqi vëmendjen se SHBA-ja i kushton rëndësi marrëdhënieve afatgjata dhe bashkëpunimit dypalësh me Jordaninë.
Ditë më parë edhe presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin Abdullah./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




