SHBA bën gati projektligjin, 17.6 mld dollarë ndihmë usharake për Izraelin

Botë | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka hapur rrugën jeshile financimit prej 17,6 miliardë dollarë në ndihmë të Izraelit në luftën e tij kundër Hamasit.

Projektligji i financimit pritet të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve javën e ardhshme, sipas kryetarit, Mike Johnson në një letër drejtuar anëtarëve.

Dhoma e Kongresit e kontrolluar nga republikanët kishte miratuar më parë 14.3 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake për Izraelin, por me kërkesën që ajo të paguhet duke tërhequr një pjesë të parave tashmë të synuara për Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme të SHBA.

Senati i kontrolluar nga Demokratët e refuzoi këtë dispozitë dhe pritet të zbulojë një paketë legjislative që do të ndihmonte Izraelin, si dhe do të ofronte më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

I njëjti projekt-ligj i Senatit pritet të përmbajë gjithashtu propozime për forcimin e sigurisë përgjatë kufirit jugor të SHBA-së me Meksikën.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ka ndërmarrë hapa për të nisur debatin mbi atë projektligj të shumëfishtë javën e ardhshme, me një votim të parë procedural jo më vonë se të mërkurën, transmeton Reuters.

Sipas Komitetit të Ndarjeve të Dhomës së Përfaqësuesve, 17.6 miliardë dollarë do të përfshijnë fonde për të ndihmuar në rimbushjen e sistemeve të mbrojtjes raketore të Izraelit, blerjen e sistemeve shtesë të avancuara të armëve dhe prodhimin e artilerisë dhe municioneve të tjera.

Një pjesë e fondeve do të përdoret gjithashtu për të rimbushur armët e SHBA-së të ofruara për Izraelin pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme