SHBA, “bojkot diplomatik” për Pekin 2022

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Kryetarja e Dhomës së SH.B.A. Nancy Pelosi ka bërë thirrje për një “bojkot diplomatik” të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut të Kinës. “Ne nuk mund të vazhdojmë sikur çdo gjë është në rregull në lidhje me Lojërat Olimpike të Kinës” –  tha Pelosi në një seancë të përbashkët të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit Ekzekutiv të Kongresit në Kinë.

“Mjerisht ne jemi këtu sepse Kina vazhdon të shtypë të gjithë disidencën politike”, – shtoi ajo. – Do të kemi një bojkot diplomatik nëse në të vërtetë zhvillohen këto Lojëra Olimpike”. Por, shtoi ajo, “le të mos e nderojmë qeverinë kineze duke kërkuar që krerët e shteteve të shkojnë në Kinë. “Që krerët e shteteve të shkojnë në Kinë në dritën e një gjenocidi që është duke vazhduar. Çfarë autoriteti moral keni për të folur për të drejtat e njeriut kudo në botë?” – tha Pelosi.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar – IOC duhet të bëjë atë që nuk bëri dhe refuzoi të bëjë më parë – të ndalojë Kinën të luajë dhe të presë të gjitha ngjarjet kryesore sportive për një kohë të pacaktuar”. Ndërkohë Kina ka dënuar thirrjet e bojkotit si politizim të sportit. E Shtëpia e Bardhë e ka ndaluar së mbështeturi një bojkot, i cili gjithashtu kundërshtohet fuqimisht nga atletët amerikanë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme