SHBA dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje për mineralet, Vance: Lufta nuk mbaron së shpejti

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se lufta në Ukrainë nuk pritet të përfundojë së shpejti, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme mes Uashingtonit dhe Kievit për aksesin amerikan në burimet minerale të vendit.
Duke folur për Fox News, Vance u shpreh se tashmë është në dorën e palëve ndërluftuese që të ndalin “konfliktin brutal dhe të egër”.
Komentet e tij erdhën pak pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re në Uashington, ku zëvendëskryeministrja ukrainase Yulia Svyrydenko dhe Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ranë dakord për krijimin e një fondi të përbashkët investimesh në rindërtimin e Ukrainës.
Sipas marrëveshjes, SHBA do të ketë akses të preferuar në kontratat për shfrytëzimin e burimeve natyrore ukrainase. Edhe pse marrëveshja nuk përfshin garanci sigurie, ajo konsiderohet një hap strategjik që rrit interesin amerikan për mbrojtjen e investimeve në Ukrainë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




