SHBA do të furnizojë Kievin me raketa me rreze të gjatë ATACMS

Botë | 3 vite më parë

Presidenti amerikan Joe Biden planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjatë veprimi për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Ukraina do të marrë disa raketa ATACMS me një rreze veprimi deri në 190 milje (300 km). Kjo do t’i mundësonte Kievit të godiste objektivat ruse pas vijës së frontit.

Të paktën një raketë ukrainase goditi selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Krimenë e aneksuar të premten.

Një burim ushtarak ukrainas tha se sulmi në portin e Sevastopolit u krye duke përdorur raketa Storm Shadow, të cilat furnizohen nga Britania dhe Franca, duke theksuar rëndësinë e armatimit perëndimor për Kievin. Raketa të tilla kanë një rreze prej pak më shumë se 150 milje./BBC/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme