SHBA evakuon stafin dhe mbyll ambasadën në Sudan

Botë | 4 vite më parë

Ushtria e SHBA-së ka evakuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga kryteqyteti Hartum i Sundanit. 

Mëngjesin e kësaj të diele më pak se 100 persona u evakuan pasi tre helicopter Chinook u ulën pranë ambasadës amerikane. 

“Me urdhërin tim, ushtria e SHBA-së ndërmorri një operacion për të marrë personelin e qeverisë nga Hartumi”, u shpreh presidenti Xho Bajden në një deklaratë.   

Bajden falenderoi Xhibutin, Etiopinë dhe Arabinë Saudite, duke thënë se ato kishin lujatur një rol thelbësor për suksesin e operacionit të evakuimit, ndërsa vlerësoi stafin e ambasadës dhe ushtrinë. 

Ambasada amerikane në Hartum tashmë është e mbyllur. Në një postim në twitter të kësaj amabsade bëhet e ditur se qeveria amerikane nuk mund të ofrojë më shërbime konsullore për qytetarët e saj në Sudan. Ky është edhe evakuimi i dytë i qytetarëve të huaj nga Sudani. 

Të shtunën më shumë se 150 qytetarë, diplomat dhe zyrtarë ndërkombëtarë u evakuan përmes detin në portin Xhedah të Arabisë Saudite. 

Shumë prej tyre ishin qytetarë nga vendet e Gjirit Persk si dhe nga Egjipti, Pakistani dhe Kanadaja. 

Edhe ministria e jashtme franceze bëri të ditur se kishte filluar evakuimin e qytetarëve dhe stafit të saj diplomatik nga ai vend. 

Javën e shkuar, mes dy ushtrive kundërshtare të Sudanit shpërthyen aktet e dhunës. Lufta për pushtet mes ushtrisë së vendit dhe një force paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë u karakterizua nga bombardime të rënda në kryeqytet, ku qindra persona u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën.  Deri tani nuk ka patur shenja për arritjen e një armëpushimi zyrtar. Por Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kishin rënë dakord të mos qëllonin helikopterët amerikanë gjatë misionit të tyre. 

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme