SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, Trump: Një nga ditët më të veçanta në histori
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtuan 250-vjetorin e Pavarësisë me një spektakël madhështor, ku fishekzjarrët, paradat dhe aktivitetet kulturore mbushën qytetet kryesore. Në Washington, DC u organizua një shfaqje gjigante me mbi 850 mijë fishekzjarrë, e cila synon të thyejë një rekord botëror.

Presidenti Donald Trump, në fjalimin e tij nën hijen e malit Rushmore, e cilësoi këtë ditë si “një nga më të veçantat në histori”, duke theksuar se liria amerikane është ruajtur brez pas brezi falë kulturës dhe karakterit të popullit amerikan. Ai e quajti këtë një “detyrë patriotike”.
“Nuk mund të harrojmë se liria amerikane nuk ka zgjatur për 250 vjet bazuar vetëm në planet në letër. Liria ka mbizotëruar këtu për shkak të kulturës dhe karakterit të njerëzve që e shpallën, e mbrojtën dhe e ruajtën atë. Transmetimi i këtij mesazhi brez pas brezi është thelbi i detyrës patriotike të çdo amerikani. Vitet e fundit ka pasur një përpjekje për të ndryshuar këtë karakter, për të ndryshuar shpirtin amerikan, për të na larguar nga historia jonë dhe për ta bërë të pamundur edhe t’i përgjigjemi pyetjes: ‘Çfarë do të thotë të jesh amerikan?’ Le të themi qartë dhe me krenari se ajo që i bën amerikanët kaq unik dhe të jashtëzakonshëm është se ne do t’i kthejmë vendit tonë identitetin e tij. Mbi të gjitha, amerikanët duan lirinë“, tha Trump.

Megjithatë, festimet u shoqëruan edhe me sfida nga vala e të nxehtit, duke sjellë anulime të paradave në Filadelfia dhe Washington.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





