SHBA/ Ish-sportisti i njohur vret 5 persona dhe më pas veten

Botë | 6 vite më parë

Një ish-profesionist i futbollit amerikan ka qëlluar për vdekje një doktor, gruan e tij, dy nipërit e tyre dhe një person tjetër, para se të kthente armën nga vetja në një masakë të tmerrshme në shtëpinë në Karolinën e Veriut. Phillip Adams, i cili ka luajtur me skuadrat Seahawks, 49 vjeç, Raiders e Jets, hapi zjarr për masakrën e tij mbrëmë vonë, duke lënë të vdekur  70 vjecarin Dr. Robert Lesslie, gruan e tij Barbara Lesslie, 69 vjeçe, dhe dy nipërit e tyre, 9-vjeçarin Adah Lesslie e 5-vjeçarin Noah Lesslie, njoftonte zyra e sherifit të York. Viktima e pestë është 38 vjecari James Lewis, i cili po punonte në shtëpi në kohën e masakrës. Një person i gjashtë i paidentifikuar ishte shtruar në spital me një plagë të rëndë arme zjarri. Autori Phillip Adams më vonë vdiq nga vetëvrasja. Autoritetet thanë se nuk është ende e qartë se cila është lidhja e Adams me familjen Lesslie.

Dramë në SHBA/ Ish-sportisti i njohur vret 5 persona dhe më pas

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme