SHBA jep 600 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Qeveria amerikane do të japë një paketë të re deri në 600 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën me qëllim forcimin e forcave të armatosura të vendit kundër pushtuesve rusë.
Paketa do të përfshijë sisteme të shumta raketahedhëse (HIMARS) dhe municione për armët vetëlëvizëse Howitzer.
Ndihma ka për qëllim të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të sigurisë, përmirësimin e partneritetit me aleancën ushtarake të NATO-s dhe forcimin e kapaciteteve për “t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe agresioni
Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë forcuar forcat e armatosura të Ukrainës me 15.1 miliardë dollar ndihmë ushtarake.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




