SHBA: Krijojmë panelin e pavarur për sanksionet ndaj Iranit pas vetos së Rusisë dhe Kinës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, ka kritikuar ashpër Kinën dhe Rusinë për përdorimin e vetos kundër krijimit të një paneli ekspertësh të OKB-së, i cili kishte për qëllim monitorimin dhe zbatimin e sanksioneve të riaktivizuar ndaj Iranit.
Në përgjigje të kësaj bllokade, Waltz njoftoi se SHBA do të formojë panelin e saj të pavarur. Sanksionet snapback ndaj Teheranit, të krijuara sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2015, u rikthyen në fuqi në shtator 2025 pas akuzave se Irani kishte shkelur detyrimet e marrëveshjes së tij bërthamore.
Kina dhe Rusia bllokuan rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me gjithë faktin se më parë kishin votuar pro në gjashtë rezoluta të ngjashme.
“Ne do të krijojmë panelin tonë” deklaroi Waltz pas fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social X, ambasadori amerikan u bëri thirrje shteteve anëtare t’i bashkohen këtij paneli “për t’u siguruar që Irani të mos mund të zotërojë kurrë një armë bërthamore”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





