Protestat në Shqipëri, Rama nga Brukseli: Një vend i ri që kërkon më shumë

Politikë | 2 minuta më parë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Shqipëri, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Bruksel.

I pyetur për protestat në vend, në panelin me temë “Arritjet e Zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”, Rama tha se zhvillimet në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, duke përmendur edhe atë që e cilësoi si “hijen e Donald Trump”.

“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri ka qenë publike gjerësisht, tërhoqi të gjithë vëmendjen e botës sepse ndodh që pas saj është edhe hija e Donald Trump, sepse besoj se nëse nuk do të ishte Donald Trump, do të donte t’ia dinte kush për Flamingot në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë e lidhi zhvillimin e protestave me rritjen e pritshmërive të qytetarëve, duke argumentuar se Shqipëria ka ndryshuar dhe se njerëzit kërkojnë më shumë nga institucionet dhe qeverisja.

“Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë dhe është ajo që Tokvili e quajti revolucioni i pritshmërive më të larta. Njerëzit kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtë të kërkojnë më shumë vëmendje dhe të ngrenë pikëpyetje se ku janë njerëzit në këtë transformim”, deklaroi kryeministri.

Në vijim, Rama theksoi se kjo është një nga arsyet pse Shqipëria është e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian dhe pse qeveria po punon ngushtësisht me institucionet evropiane.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme