SHBA: Në pranverë, Kievi do të nisë një ofensivë ushtarake kundër trupave ruse në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Zyrtarët e NATO-s shprehën shqetësim për një ofensivë e re ruse. Qyteti lindor i Ukrainës Bakhmut vazhdon të jetë në qendër të bombardimeve të vazhdueshme ruse, si edhe qytetet e tjera përgjatë vijës së frontit të luftës në rajonin e Donetsk.

Municionet ishin pika kryesore e bisedimeve gjatë një takim të NATO-s në Bruksel, ku vendet anëtare po diskutojnë se çfarë mund të bëhet më shumë për të ndihmuar Kievin. 

Pas takimit, sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, tha se ai priste që Ukraina të niste një ofensivë kundër Rusisë në pranverë. Duke iu përgjigjur raporteve të fundit të mediave, ai tha gjithashtu se nuk e kishte parë që Moska të ishte “duke grumbulluar avionët e saj” për një sulm më të madh ajror.

Gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley, tha se Presidenti Putin kishte menduar gabim kur besonte se mund ta mposhtte shpejt Ukrainën. Ai shtoi se Rusia kishte “humbur strategjikisht, operacionalisht dhe taktikisht” dhe se “po paguante një çmim të lartë në fushën e betejës”.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se presidenti Putin bëri dy “gabime” të mëdha strategjike. “Ai nënvlerësoi forcën dhe trimërinë e popullit të Ukrainës dhe forcat e saj të armatosura, si dhe nënvlerësoi unitetin dhe vendosmërinë e NATO-s dhe partnerëve të saj”.

Ai shtoi se aleatët e NATO-s po i japin mbështetje të paprecedentë Ukrainës dhe përsëriti se aleanca perëndimore do ta mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të duhet”. Rusia nga ana e saj kritikoi takimin e zyrtarëve perëndimorë të mbrojtjes, duke e quajtur NATO-n “armiqësore”. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme