SHBA, pezullime nga azili tek shtetësia – Trump ndal aplikimet nga 19 vende pas sulmit ndaj Gardës Kombëtare

Amerikë | 10 muaj më parë

Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka pezulluar përkohësisht të gjitha aplikimet për imigracion nga 19 vende, ndërsa në të gjithë SHBA-në janë anuluar edhe ceremonitë e shtetësisë për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare. 

Kjo lëvizje pritet të ndikojë mbi 1.5 milion kërkesa për azil dhe dhjetëra mijëra persona që u pajisën me azil gjatë administratës Biden. Sipas mediave amerikane, raportohet se presidenti po shqyrton edhe zgjerimin e ndalimit në më shumë se 30 vende të tjera. Në dokumentin zyrtar thuhet se vendimi lidhet me sulmin e javës së kaluar në Uashington ndaj dy pjesëtarëve të Gardës Kombëtare, ku një burrë afgan u arrestua si i dyshuar dhe një ushtar humbi jetën.

Ndalimi prek qytetarë nga Afganistani, Irani, Libia, Somalia, Sudani, Jemeni dhe disa vende të tjera, ndërsa për disa shtete të mbetura zbatohen kufizime të pjesshme. Një ditë më parë Trump ka kritikoi ashpër Joe Biden për lejimin e emigrantëve të pa verifikuar, duke e lidhur atë me të dyshuarin e sulmit në Uashington.

Ai ka rritur edhe retorikën kundër somalezëve, duke përdorur gjuhë fyese dhe duke deklaruar se “nuk i dëshiron më në Amerikë”. Në një postim në Truth Social, Trump paralajmëroi ndalimin e plotë të migracionit nga “vendet e Botës së Tretë” për të, siç thotë ai, rikuperuar sistemin amerikan.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme