SHBA plan për të lehtësuar sanksionet e vendosura nga Trump ndaj Kubës

Në vitin 2017 Donald Trump, asokohe president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosi sanksione të ashpra ndaj Kubës, duke shkurtuar pranimin e vizave, kufizuar dërgesat e emigrantëve dhe duke rritur pengesat për qytetarët amerikanë që kërkonin të udhëtonin drejt Kubës për arsye jo familjare. Por sipas BBC, zyrtarët amerikanë kanë njoftuar planet për të lehtësuar sanksionet e vendosura nga Trump kundrejt Kubës.
Zëdhënësi i departamentit të Shtetit Ned Price ka bërë me dije se masat e SHBA do lejojnë qytetarët kubanë të ndjekin një jetë të lirë nga “shtypja e qeverië”. Po ashtu sipas masave të miratuara nga administrata Buiden, kufizimet për dërgesat familjare dhe udhëtimet në ishull do të lehtësohen, ndërsa do të përshpejtohet edhe procesimi i vizave amerikane për kubanezët.
Lehtësimi i sanksioneve do të bëjë që të hiqet një kufi në dërgesat e emigrantëve – fondet e dërguara nga emigrantët në SHBA për anëtarët e familjes në Kubë. Më parë migrantët u penguan të dërgonin më shumë se 1000 dollarë (811 £) çdo tre muaj. Po ashtu do lejohen edhe donacionet për anëtarët jo të familjes.
Ministri i Jashtëm i Kubës përshëndeti njoftimin dhe tha se lehtësimi i kufizimeve shënoi “një hap të vogël në drejtimin e duhur”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




