SHBA realizon me sukses testin bërthamor supersonik

Forcat ajrore amerikane kanë kryer një testim të suksesshëm me një bombë bërthamore të rreme, që u hodh nga një avion që udhëtonte më shpejt sesa shpejtësia e dritës.
Sipas CNN, ky testim është kryer në gusht të këtij viti. Një avion F-35A Lightning II u përdor për të hedhur bombën që përmbante elemente jobërthamore, ndërkohë që lëvizte me shpejtësi supersonike.
E hedhur nga një lartësi prej 3 km, bomba e goditi shënjestrën e saj pas 42 sekondash.
Testi u krye në Tonpah të Nevadës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




