SHBA rivendos Houthis në listën e grupeve terroriste

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të rivendosin Houthis në listën e “terroristëve globalë të caktuar posaçërisht” (SDGT), pas sulmeve të tyre në Detin e Kuq.
Përcaktimi do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh. Por zyrtarët theksuan se “Kjo masë nuk do të prekë popullatën jemenase dhe mbështetja humanitare do të vazhdojë”.
Të përcaktuar si grup terrorist gjatë presidencës së Donald Trump, Houthi-t u hoqën nga e njëjta listë nga Joe Biden në vitin 2021 për të lejuar ndihmën në Jemen.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




