Shemben brenda natës krahët e mullirit të famshëm Moulin Rouge në Paris

Krahët e mullirit me erë në majë të kabaresë së famshme Moulin Rouge në Paris ranë gjatë natës të mërkurën (25 prill). Nuk raportohet për të lënduar, sipas autoriteteve, dhe nuk ka më asnjë rrezik për shembje të mëtejshme.
Për momentin nuk dihen arsyet e rënies. Kabareja Moulin Rouge, me krahët e veçantë të kuq të mullinjve me erë, ndodhet në veri të Parisit dhe është një nga monumentet më të vizituara në qytet.

I vetmi aksident i rëndë që ka pësuar monumenti ishte një zjarr që shpërtheu gjatë punimeve në vitin 1915, i cili e detyroi kabarenë të mbyllej për nëntë vjet.
Aksidenti ndodhi vetëm disa muaj përpara se kryeqyteti francez të presë Lojërat Olimpike, që do të mbahen nga korriku deri në gusht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




