Shëndeti i Navalnyt, mediat pro-Kremlinit hedhin poshtë ankesat shëndetësore të Alexeit

Botë | 6 vite më parë

Ankesat e opozitarit rus Alexei Navalny për mos marrje të shërbimit shëndetësor në burg, janë hedhur poshtë nga mediat pro-Kremlinit. Media Pro-Kremlin nisi një ofensivë kundër kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny duke synuar të hedhë poshtë ankesat e tij për keqtrajtim dhe mungesë të kujdesit mjekësor në gjatë vuajtes së dënimit në burg. Të mërkurën, 44-vjeçari Navalny njoftoi se kishte filluar një grevë urie duke kërkuar trajtimin e duhur mjekësor në burg pasi kishte përjetuar dhimbje të forta shpine dhe mpirje në këmbë. Lideri I opozitës ruse  po vuan një dënim prej 2 vite e gjysmë për akuzat e vjetra të mashtrimit, në një burg rreth 100  kilometra (62 milje) në lindje të Moskës, i njohur për disiplinën e saj të ashpër. Një faqe uebi publikoi pamje nga burgu ku vuan dënimin Navalny.  Disa video duket një pavion i burgut , tregon një burrë që i ngjan shumë Navalny, i veshur me një uniformë blu të errët me kokë të rruar. Videot datojnë me 26 Mars, pak më pak se dy javë pasi ai u transferua në këtë burg  dhe një ditë pasi ai tha publikisht se shëndeti i tij po përkeqësohej. Duke e përshkruar Navalny si një “imitues të  paturp”, Life.ru shkroi se ai ishte duke ecur përreth dhe ishte mosrespektues i autoriteteve të burgut, megjithëse videot e publikuara nuk kanë zë. Në postimet në mediat sociale, Navalny ka akuzuar zyrtarët e burgut për “tortura” përmes privimit të gjumit dhe tha se ai humbi tetë kilogramë që kur arriti në këtë burg dhe para se të fillonte grevën e urisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme