Shëngjini “blihet” nga të huajt, rritet interesi i europianëve për prona në bregdet

Të huajt po shfaqin interes për Shëngjinin jo vetëm për pushimore verore, por edhe për pasuritë e paluajtshme të zonës.
Krahas shqiptareve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Shëngjini po preferohet edhe nga europianet të cilët po blejnë prona në këtë zonë turistike.
Rana e Hedhur dhe Kune janë zonat më të kërkuara thotë agjenti imobiliar Emirjan Lazri, ku pavarësisht rritjes së çmimit të apartamenteve me 25% kërkesat për blerje janë të shumta.
Zhvillimi që ka njohur Shëngjini falë investimeve të shtetit dhe privatit si dhe promovimi që i është bërë turizmit në këtë zonë, po tërheqin vëmendjen e të huajve.
Numri i apartamenteve të ndërtuara vitet e fundit në zonën turistike të Shëngjinit është i konsiderueshëm, por sërish nuk po plotësohen nevojat e tregut, ndërsa ata që po shfaqin më shumë interes për të blerë janë polakët, gjermanët, austriakët dhe çekët.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




