Shëngjini, plazhi i tejmbushur me turistë, qytetarët e Kosovës më të shumtë në numër

Sociale | 3 vite më parë

Përmirësimi i kushteve atmosferike po tërheq vizitor të shumtë drejt bregdetit.

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ndërsa me besnikët e kësaj zone turistike vijojnë të jenë shqiptarët e Kosovës.

Afërsia me këtë bregdet dhe shërbimet e përmirësuara nga pushteti vendor dhe operatorët privat, janë arsyet pse shqiptarët jashtë kufinjëve zgjedhin Shëngjinin për pushime verore.

Ashtu si dhe vitet e shkuara Bashkia Lezhë po i kushtohen vëmendje maksimale pastërtisë në bregdet. Punëtorë dhe mjete janë të angazhuar çdo ditë në pastrimin e të gjithë gjatësisë së plazhit dhe shëtitores, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të rehatshëm dhe tërheqës për pushuesit dhe vizitorët.

Gazetar: Norel Zaimi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme