Sherr dhe fyerje/Kalaja:Je zvarritur pas Berishës. Kulluri: Ti që vjen nga Blushi s’më tregon dot PD

Politikë | 3 vite më parë

Në emisionin ‘3D’ në RTSH ka pasur një debat me tone të forta mes anëtarit të kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri, dhe avokates së “Rithemelimit”, Adriana Kalaja.

Kulluri ka akuzuar Kalanë se ka deklaruar se ka dashur të pushtojë ambasadën amerikane, një veprim ky që, sipas tij, e ka bërë vetëm Ajatollahu në Iran. “Ti vjen nga ‘Libra’ e Ben Blushit.

Ndërsa Kalaja ka reaguar duke e akuzuar Kullurin se është zvarritur pas çdo kryetari partie dhe se po ta kishte dëgjuar populli shqiptar në 2020 nuk do të ishte sot në këtë gjendje që është.

Debati

Kalaja: Deri dje zvarritej pas Berishës. Tani zvarritesh pas atij tjetrit. 

Kulluri: Ti vjen nga ben blushi. Ik pushto ambasadën amerikane. Vetëm Ti dhe Ajatallahu keni dalë me pusthuar ambasadën amerikane.  Keni dashur të pushtoni ambasadën amerikane. Pyet kapon tënd nëse jam zvarritur ndonjërit.  

Kalaja: Jam krenare për Libran. Po të më dëgjonte mua populli shqiptar në 2020 s’do ishim këtu ku jemi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme