Sherr, Gjikondi-Saraçit: Je gazetar i familjes! Saraçi: SPAK s’është i pavarur. Pse e mbron?

Politikë | 3 vite më parë

Në emisionin ‘3D’ gazetari Romir Saraçi ka pasur një debat të ashpër me juristen, Brisida Gjikondi, lidhur me qëndrimet e tyre në raport me punën e SPAK.

Sipas Saraçit, prokurorët i kanë bërë shërbimin më të keq SPAK-ut.

“Unë s’jam zëdhënës i Berishës. Në momentin që je juriste bëje në nivel juridik. Po e bëni ‘pica taksi’. SPAK-u duhej të zhvillonte procedurë ligjore. Bëj gabim që debatoj me ju se keni ulur nivelin. Në kohën e Berishës kam bërë opozitë ndaj qeverisjes. Jeni lëpisrës të pushtetit për pak më shumë. Unë e kritikoj nuk e sulmoj. SPAK. Të zbatonte rregullat dhe ligjin. S’ka ministra në detyrë që hetohen. Duhej ti lëshoj Edi Rama që të hetohen”, tha Saraçi.

Ndërsa juristja Gjikondi, në replikë me Saraçin tha se SPAK-u është institucion i pavarur.

“S’më thua mua si ta bëj debatin. Je gazetar i familjes. SPAK e keni nxjerrë në nivelin e togës së pushkatimit. Epitetet nuk të nderojnë. Kam mendimin tim. Them shyqyr që egziston SPAK. Çfarë logjike është kjo që nëse nuk e sulmoj SPAK-un jam me Ramën? Më terma lëpirëse fyen veten. Mua s’më bën asnjë dëm.”, tha Gjikondi.

Saraçi: S’je zëdhënëse e SPAK. As unë sjam zëdhënës i Berishës. Jeni lëpirës të pushtetit. Bëj gabim që debatoj me ju se e keni ulur nivelin.

Gjikondi: Më terma lëpirëse fyen veten. Mua s’më bën asnjë dëm. Epitet nuk të nderojnë. SPAK është institucion i pavarur. Je gazetar i familjes.

Saraçi: S’është i pavarur SPAK. Nuk ka zhvilluar procedura ligjore. S’dini as të bëni debat.

Gjikondi: S’më thua mua s’i ta bëj debatin. Them shyqyr që egziston. Ç’a logjike keni. Po nuk shava SPAK jam me Ramën.

/rtsh.al/

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme