Sherr jashtë bilardos, 3 persona plagosin me armë 22-vjeçarin në Lezhë, në kërkim autorët

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 22-vjeçar është qëlluar mbrëmjen e së hënës (8 maj) me armë zjarri pas një sherri me 3 persona në ambientet e jashtme të një bilardoje në Lezhë. Policia ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes, ndërsa bën me dije se 22-vjeçari pas dërgimit në Urgjencën e Spitalit të Lezhës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se një 29-vjeçar në bashkëpunim me një 26-vjeçar dhe një 27-vjeçar, pas një konflikti çasti me 22-vjeçarin, e kanë goditur këtë të fundit me mjete të forta dhe e kanë plagosur me armë në këmbë. Ngjarja ka ndodhur në orën 22:30 të së hënës, në ambientet e jashtme të një bilardoje.

“L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë’” njofton Policia, e cila ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Besëlidhja” të qytetit, ndërsa i plagosur mbeti Aleks Laska 22-vjeç banues në fshatin Rrilë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme