Shevçenko në politikë, emërohet këshilltar i Zelenskit

Andri Shevçenko është bërë këshilltar i jashtëm i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Ky i fundit shpalli dekretin për emërimin e ish-sulmuesit të Milanit si këshilltar të jashtëm më 26 shtator.
Shevçenko fitoi famë si lojtar i Milanit ku dhe fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2003. Ish-futbollisti i njohur luajti 111 ndeshje për kombëtaren ukrainase ku ka shënuar 48 gola.
Pas karrierës së tij si lojtar, të cilën e përfundoi në korrik të 2012-ës, Shevçenko nisi të punonte si ndihmës në stafin drejtues të Ukrainës dhe më as në korrik të 2016 u bë trajner duke e udhëhequr kombëtaren deri në çerekfinalet e “Euro 2022”. Në sezonin 2021/22, ai drejtoi Xhenoan.
Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë ukrainas të të gjitha kohërave. Vitin e kaluar, Presidenti ukrainas Zelenski emëroi 46-vjeçarin si ambasador të Fondacionit për Rindërtim dhe Zhvillim të Ukrainës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




