Shevchenko në Angli, firmos për Watford

Angli | 3 vite më parë

Kristian Shevchenko, djali 16-vjeçar i Andriy, ish-fitues i Topit të Artë, sulmues i Milanit dhe Chelseat, ka nënshkruar kontratën e tij të parë si profesionist me Ëatford, një klub në pronësi të familjes Pozzo që luan në Championship. Futbollisti i ri do të luajë për Hornets pas eksperiencave me të rinjtë e Tottenham dhe Chelsea.

Një rastësi e çuditshme e fatit që e solli në Ëatford sepse Kristian, i cili do të rikthehet për të luajtur në ekipin e parë në futbollin anglez 13 vjet pas ndeshjes së fundit të babait të tij, lindi një ditë pasi Sheva shënoi një gol të mrekullueshëm me fanellën e Chelseat në një ndeshje historike. Fitore 4-0 në Premier League kundër Hornets.

Roli sulmuesi, Sheva Jr ka lindur në Londër në vitin 2006 dhe e ka bërë të ditur nënshkrimin e kontratës përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale: “Jam i lumtur që nënshkruaj me Ëatford”, ka shkruar ai në Instagram (kristianms7), duke postuar dy foto: e para pranë babait Andriy me kontrata e re dhe një tjetër që qëndron pranë një tabele me logon e klubit anglez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme