Shfaqën flamuj pro Palestinës, Sëlltiku pezullon “Brigadën e

Sëlltiku ka vendosur të pëzullojë grupin e tifozëve, të cilët shfaqën flamuj të Palestinës në ndeshjen e vlefshme për fazën në grupe të Champions-it përballë Atletiko Madrid.
Grupi i tifozëve, i cili njihet si “Brigada e Blertë” edhe në 2016 ka shfaqur flamujt e Palestinës në ndeshjen mes Sëlltikut dhe Hapoel Be’er Shevës. Për këtë gjest Sëlltiku u ndëshkua me gjobë dhe mendohet se e njëjta gjë do të ndodhë edhe tani.
Sa i përket incidentit më të fundit Sëlltiku u ka dërguar të gjithë tifozëve një e-mail ku ka lajmëruar ndalimin e hyrjes në stadium për “Brigadën e Blertë” deri në fund të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




