Shfrytëzoi për prostitucion një 30-vjeçare, kapet në Kapshticë 28-vjeçari nga Greqia

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e qytetit, kanë finalizuar operacionin e koduar “Indicia”, në kuadër të së cilit u arrestua një 28-vjeçar nga Greqia, i cili shfrytëzonte për prostitucion një 30-vjeçare.
28-vjeçari po tentonte të largohej nga Shqipëria përmes Pikës Kufitare të Kapshticës.
Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se një tjetër person ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares një shumë parash, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




