Shihemi në 2021-shin, kampionia e botës merr 6 muaj pezullim

Kampionia e dyfishtë e botës në artet marciale mikse, sportistja braziliane Amanda Nunes, do të qëndrojë të paktën 6 muaj pushim. Në eventin UFC-250, zhvilluar më 6 qershor, ajo mbrojti titullin e peshën “featherweight”, duke mposhtur me vendim unanim të gjyqtarëve kanadezen Felicia Spencer.
Komisioni mjekësor i Nevadës ka marrë sot vendim për t’i pezulluar të dyja sportistet me nga 6 muaj, për shkak të dëmtimeve që kanë marrë në fytyrë dhe trup. Nunes do të kryejë skaner me rreze X dhe nëse ka të thyer krahun do të kërkojë edhe ndërhyrje kirurgjikale. Për këtë arsye, ajo nuk do të duelojë deri më 4 dhjetor 2020.
E njëjta datë edhe për Spencer, që do të ketë disa skanime në fytyrë, për të parë mos ka frakturë në hundë. Kanadezes nuk i lejohet asnjë kontakt me persona të tjerë dëri më 22 korrik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




