Shiroka atraksion turistik, investimet e viteve të fundit kanë shtuar interesin e vizitorëve

Vetëm 4 kilometra larg qytetit ndodhet Shiroka, një nga atraksionet turistike të Shkodrës. Investimet e viteve të fundit i kanë ndryshuar faqen, duke i dhënë një rrugë të re, pedonalen brigjeve të liqenit, rehabilitimin e plazheve të vogla dhe së fundmi edhe moli për varkat lundruese.
Shiroka nuk frekuentohet vetëm për shëtitje ose për të konsumuar diçka në baret apo restorantet, të shumët janë pushuesit vendas dhe të huaj që bëjnë plazh në këtë zonë
Ndërkohë bashkia Shkodër vijon punën për pastrimin dhe mbetjen pastër të bregut të Liqenit nga Ura e Bunës deri në Shiroke, ku këto ditë është punuar për pastrimin nga algat, barishtet dhe mbetjet e tjera të plazhit publik në afërsi të molos.
Gazetare: Meg Mëhilli
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




