Shkarkohen katër anëtarët e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit

Katër anëtarët serbë që ishin të ngarkuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe janë liruar nga detyra. Vendimi u mor sot, më 3 maj, nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status.
Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković”, shkruan ministri Krasniqi në një postim në Facebook.
Kryesuesja e liruar nga detyra, Danjela Vujçiç, është deputete e Kuvendit të Serbisë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dje u takuan në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në Bruksel pati qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por pajtueshmëri për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se Kosova dhe Serbia shënuan një hap pozitiv me miratimin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë luftës si dhe me fillimin e negociatave për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pu shpreh i shqetësuar me situatën në veriun e Kosovës.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




