Shkodër, “BF”, Spahia: Qytetarët të vërshojnë drejt qendrave të votimit, pres rezultat me diferencë të madhe

Politikë | 3 vite më parë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për kryebashkiak në Shkodër, u ka kërkuar zgjedhësve shkodranë që të vërshojnë drejt qendrave të votimit, pasi, sipas tij,  “me votën e tyre do rrisin Shkodrën për katër vitet ardhshme, Shkodrën e kulturës”.

“Kemi pasur njoftimi dhe sinjalizime për problematika, kryesisht në hapje të procesit zgjedhor në orët e para të mëngjesit. U kam bërë thirrje organeve ligj- zbatuese, që të ushtrojnë funksionin e tyre dhe t’u garantojnë qytetarëve votim të lirë dhe të qetë”- theksoi Spahia.

Sipas tij, ka një rritje të ndërgjegjes qytetare, pasi nuk ka gjë më të rëndësishme sesa pjesëmarrja në votime dhe shprehjen e vullnetit të plotë përmes votës.

“Koalicioni ynë po zbaton rregullat dhe është detyrë e strukturave të rendit për të garantuar lirinë dhe qetësinë. Pres një rezultat me një diferencë më të madhe se zgjedhjet e mëparshme”, u shpreh Spahia.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme