Shkodër/ Dyfishohen frekuencat e pastrimit në sezonin veror. Gjoba për biznese dhe qytetarë

Sociale | 3 vite më parë

Këtë sezon frekuencat e pastrimit në Shkodër dhe rrethina janë shtuar. Nga dy herë në javë, nga njësitë administrative tashmë është kërkuar që frekuenca të jetë 3–4 , ndërsa Velipoja pastrohet  4 herë në ditë.

Përgjegjësja e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër, Ina Xhakoni, tha se “sfidë për Bashkinë Shkodër mbeten hot-spotet”.

Po ashtu ajo tha se disiplinimi i bizneseve për orarin e nxjerrjes së mbetjeve mbetet i vështirë.

Fasoneritë duhet të kryejnë pastrimin me operatorë të tretë, pasi landfilli në Bushat nuk i pranon këto mbetje.

Krahas frekuencave këtë sezon është rritur me të paktën 20% edhe pesha e transportit të mbetjeve.

Hartimi i rregullores së re pritet ta zgjidhë në mënyrë përfundimtare çështjen e pastrimit në Shkodër.

Krahas penaliteteve që janë ndërmarrë gjatë këtyre javëve për bizneset, në Shkodër, në disa raste ka nisur aplikimi i gjobave edhe për qytetarët.

Gazetar: Marjo Merhori

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme