Shkodër, kryeministri Rama: Pas të moshuarve, vaksinime në fasoneri

Kronikë | 6 vite më parë

Kryesocialisti Edi Rama, e vijoi fushatën elektorale në qarkun Shkodër, ku ambicia socialistëve është fitimi i 5 mandateve. Ndalesa e parë në Vaun e Dejës, ku edhe atje ka nisur vaksinimi i grupmoshës mbi 70 vjeç. Më pas zoti Rama ka vizituar sot një fasoneri në Shkodër, ndërsa nuk i ka kursyer as batutat. Gjatë bashkëbisedimit me punonjëset e kësaj fasonerie, Rama tha se do të nisë vaksinimi për gratë dhe vajzat që punojnë në këto biznese, pasi të mbarojnë pensionistët.

Rama: Zaho ka qejf qenin. Atë ka mikun e vetë. Sa pëllumba keni?
Sipërmarrësi: 80 apo 100
Rama: A është problem që bëjnë pis?
Sipërmarrësi: Po i lajmë. I kemi qejf.

Rama flet me vajzën e vogël të familjes: A ke motër apo vëlla?
Vajza: Jo
Rama: Si nuk ke motër? ! Si nuk ka motër?
Babai i saj italian: Po provojmë (flet babai i saj në italisht)
Rama i shpjegon dhe përfitimin nga bonusi i bebes
Rama: I bëra llafe italianit se pse e ka lënë gocën vetëm. I thash si s’të vjen zor, ke marrë alamet vajze nga Shkodra.
Punonjëset: I kemi thënë dhe ne.
Ramës i dhurojnë një tufë me lule
Rama: Lulet nuk i dhurohen burrave. Ua kam thënë 100 herë. Lulet i meritojnë ja, kjo lulja. Nuk i meritojnë ferrat. Pas vaksinimit të gjithë gjysheve e gjyshërve, ne do ta nisim vaksinimin për moshat më të reja, me të gjitha vajzat dhe gratë e mrekullueshme të fabrikave me material porositësi. Për gratë, burrat më vonë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme